Sa kushton ora që Putin mbante në dorë gjatë takimit me Biden?

Të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, u takuan në një vilë luksoze në Gjenevë të Zvicrës. Para se të hynin në ndërtesën e shekullit XVIII, dy ndër liderët shtrënguan duart para gazetarëve.

Ka qënë pikërisht ky momenti kur fotografrët kanë arritur të kapin në shkrepjen e tyre orën që lideri rus kishtë vënë në dorë.

Ajo është firmës zvicerane, “Blancpain”, e themeluar në vitin e largët, 1735.

Kjo kompani njihet për orat luksoze dhe të shtrenjta, si shumica e kompanive zvicerane.

Modeli në dorën e Putinit quhet “Blancpain Aqua Lung” dhe modeli bazë kushton rreth 10.000 euro.

Por çmim i saj mund të jetë shumë më i lartë, në rast se shtohen detaje ose prodhohet prej floriri.

Rezistencën ndaj ujit e ka 10 ATM ose deri në 100 metra thellësi. Xhamin e ka prej safiri, ndërsa rripat  lëkurë të zezë.

Pasioni i Putin për orat luksoze është i njohur pasi lideri i Kremlinit mban një koleksion, i cili mendohet se arrin shifrën prej 544 mijë euro.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *