Sa lekë mori gjyqtari i Vesho mallistit Gerd Hoxha për të liruar nga burgu ushtarin e bosit të BanaKing-kokainës Trifon Murataj? Apeli e riktheu në qeli

Gerd Hoxha, i njohur tashmë si gjyqtari i Vesho mallistit dhe i Dan Hutrës, është një nga gjyqtarët që organizoi ‘revoltën’ e gjyqtarëve kundër reformës në drejtësi dhe sidomos Vetingut, duke i bashkuar kështu frontit anti-amerikan të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

(Vesho mallisti, një çakërr politik i PD-së, është një lavjerrës mes këmbëve të Sandër Frangajt, Arben Ahmetajt, Ridvan Bodes dhe Abi Malltezit, që paguhet nga disa oligarkë, të cilët marrin para dhe prona publike. Vesho pritet të bëhet shok qelie me ustain e tij, dhëndrin e Familjes Berisha).

Unioni i Gjyqtarëve me në krye Gerd Hoxhën dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vetingut, duke kërkuar rrëzimin disa parashikimeve shumë të rëndësishme. Gerd Hoxha ishte edhe anëtar i KLD-së, shok me Gjin Gjonin, Ilir Metën, grupin e Metës dhe Berishës në KLD, të gjithë sot jashtë drejtësisë si të korruptuar.

Hoxha arriti të kalonte Vetingun, ndërsa ish bashkëshortja e tij Elbana Lluri, u shkarkua. Vendimarrja e ndryshme ishte e dyshimtë pasi ish bashkëshortët kishin të njëjtën pasuri. Ish anëtari i KLD-së së famshme, Gerd Hoxha, liroi nga burgu Marson Muratajn, administratorin e kompanisë së kokainës ‘BanaKing’, për rastin e kapjes së 119 kg kokainë të pastër, ardhur nga Ekuadori.

Me 2 janar 2021, ishte pikërisht Gerd Hoxha, gjyqtari i cili la në burg tre të arrestuarit për kokainën, administratorin Marson Muratajn dhe dy shoferët.

Një muaj më vonë, Gerd Hoxha ndryshoi mendje, duke liruar administratorin e kompanisë së drogës kamufluar me banane, ndërsa la në burg dy shoferët. Si gjithmonë, të vegjlit hanë burgun, të mëdhenjt çajnë burgun.

Çfarë ndodhi që Gerd Hoxha ndryshoi mendje dhe hëngri ‘bananen’ e Trifon Muratajt, bosit të kompanisë së bananeve që reklamon Ardit Gjebrea?

Mos vallë gjatë muajit janar kanë hyrë në lojë çantat me paratë e drogës dhe shoferët korrierë, duke lëvizur mekanizmin korruptiv të drejtësisë?

Disa ditë më pas Gjykata e Apelit e riktheu në burg ushtarin e bosit Trifon Murataj, i cili sipas DEA-s amerikane, bashkëpunon me Ben Qimen në trafikun e kokainës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazuar vendimin e Gerd Hoxhës. Nga ana tjetër, Trifon Murataj vijoi avazin, duke e kthyer portin e Durrësit në një mulli kolaine.

Vetë Trifon Murataj u shpall në kërkim pasi iu kap ngarkesa e radhës me kokainë kontenjerët e tij me banane. Murataj, i cili thotë se gjithmonë ia fusin drogën fshehurazi, lëviz nëpër Tiranë me një kapele.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *