‘Sa të dal nga burgu do t’ju vras’/ ‘Çmendet’ biznesmeni shqiptar, kërcënon me jetë ish-bashkëshorten, vjehrrit i vendos thikën në fyt

Një biznesmen shqiptar në Greqi është dënuar me 7.5 vite burg, pasi akuzohet për dhunë dhe kërcënime në familje.

Biznesmeni shqiptar i cili akuzohet se ka dhunuar ish-bashkëshorten kishte tentuar të vriste dhe vjehrrin e tij, duke i vënë një thikë në fyt. Po ashtu 46-vjeçari akuzohet se kishte marrë një bidon me benzinë për të djegur gruan dhe vjehrrin e tij dhe më pas kishte kërcënuar një prokuror.

Mediat greke raportojnë se ai në “emër të dashurisë” për fëmijën e tij të mitur, ka tërhequr zvarrë dhe rrahur gruan dhe vjehrrën, ndërsa u shfajësua duke pretenduar se ka probleme psikike dhe me drogën.

Sakaq ka kërcënuar ka telefonuar në shtëpinë e vjehrrit të tij duke thënë se “Sa të mbarojë gjyqi do të dal dhe kudo që fshiheni do t’ju gjej dhe do t’ju vras”.

Raportohet se ishte ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së ish-vjehërrve, ku jetojnë edhe ish-bashkëshortja (ende në proces divorci) duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë dhe ka tentuar të futet në shtëpi. Fatmirësisht në shtëpi nuk ishte ish-gruaja dhe fëmija i tyre. Ai hodhi një gur dhe goditi vjehrrën në këmbë, ndërkohë, vjehrrit i vuri thikën në qafë, ndërsa e godiste me shuplakë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë. Në një rast të dytë ai kishte ndjekur vjehrrin e tij me shkop.

“Po jetojmë ferr, mes frikës dhe drurit”, tha vjehrri. Kujtojmë se 46-vjeçari kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar çështjen e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *