Ditën e djeshme, pjesë e “Big Brother Fan Club” ishte edhe Robert Aliaj. Hyrja e tij në studio habiti Sabian Medinin.
Djali i Robertit, Kristi dhe vajza e Sabianit, Keisi, nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, por disa javë më vonë vendosën ta ndërprisnin njohjen.
Roberti u shpreh se Keisin e vlerëson, por respekton vendimin e dy të rinjve. Sabiani nga ana tjetër tha se me hyrjen në shtëpi, u soll si të gjithë baballarët. Ai shton se me Kristin ka pasur komunikim të mirë dhe marrëdhënia mes tij dhe saj iu duk e sinqertë.
Roberti Aliaj: Raportin me Keisin, nga ana e Kristit e pashë shumë të sinqertë. Për Keisin, në dy-tre raste që kam parë në intervista, kam pasur mendim pozitiv. Sjellja e Keisit ka qenë shumë korrekte, shumë delikate në televizionin shqiptar. Nuk më pëlqeu përfundimi i gjërave. Shoh një prind që është më shumë i interesuar se sa duhet për vajzën e vet. Nuk dua ta paragjykoj, sepse jam vetë prind, kam vajzë. Ndoshta në një pozicion të tillë, edhe unë do të bëja diçka të tillë. Jemi shqiptar, jemi emocional, nuk mund t’i shprehim këto gjëra. Nuk kam çfarë të gjykoj sepse gjërat shkuan shumë mirë ndërmjet Kristit dhe Sabianit. Ishte nivel shumë i lartë komunikimi. Presioni ishte e qartë që ishte te Kristi.
Sabian Medini: Çdo prind do ta bënte atë veprim, të njëjtën gjë tha dhe Roberti. Unë kam pasur një afrimitet perfekt me Keisin. Jemi rritur së bashku, kështu na ka ardhur jeta. Unë nuk isha kundër Kristit. Isha kundër fjalëve që dilnin për lidhje të shkuara të tij. Dua të them vetëm një gjë: kur flet emocioni, logjika e humbet radarin. Nuk duhet të gjykoni asnjë prind për veprimet që bën. Gjithsesi, flas me respekt për Kristin. Të gjithë jemi të gabueshëm. E rëndësishme është që ne kishim një marrëdhënie shumë korrekte aty brenda. U largova nga ai vend, thashë që kjo marrëdhënie qenka e sinqertë, do të vazhdojë.