Safiri i kaltër më i madh në botë, guri i çmuar 310 kg zbulohet në Sri Lankë!

Autoritetet në Sri Lankë, kanë prezantuar safirin më të madh natyror në botë me ngjyrë të kaltër, që peshon 310 kilogramë dhe që u gjet në një gropë tre muaj më parë.

Ekspertët lokalë që kanë studiuar safirin, thanë se është një prej gurëve më të rrallë të çmuar në botë, pasi peshon mbi 300 kilogramë, e për organizatat ndërkombëtare një gjë e tillë duhet konfirmuar.

Siç raporton Reuters, safiri është ekspozuar në shtëpinë e burrit që hasi në gropën ku u gjet rreth 65 kilometra në jug të vendit.

Safiri në fakt është gjetur në rajonin Ratnapura, që është i njohur për gurë të çmuar, ku banorët lokalë kishin gjetur më herët koncentrimin më të madh të ashtuquajtur safirë në formë ylli.

Ky vend vitin e kaluar fitoi rreth gjysmë miliardi dollarë nga eksportimi i gurëve të çmuar.

/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *