Sahara është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.
Shtrihet në dhjetë shtete Algjeria, Çadi, Egjipti, Libia, Mali, Mauritania, Maroku, Nigeri, Sudani dhe Tunizia.
Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.
Kjo shkretëtirë ka reshje të papërfillshme shiu për shkak të klimës së saj të nxehtë.
Temperaturat shkojnë mbi 55 c, madje në raste edhe më shumë.