Saida Dollani zgjidhet zëvëndëskryetare e Apelit të GJKKO-së

Gjyqtarja Saida Dollani është zgjedhur ditën e sotme si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme në GJKKO, u vendos që Dollani të zëvëndësonte Nerina Kosovën, mandati i të cilës përfundoi. Prej vitit 2019 ajo ka ushtruar profesionin e gjyqtares në këtë insitucion.

Njoftimi:

“Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022. Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga 19.12.2019 dhe në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *