Saimir Korreshi ironizon me komisionet online: Shqiptarët presin ‘logimin’ për të vënë tenxheren në zjarr me fasule

Ditën e sotme mbledhje e Komisionit të ligjeve u drejtua online nga Klotilda Bushka, mënyrë e cila është kundërshtuar vazhdimisht nga deputetët e PD-së. Në lidhje me këtë gje ka bërë një postim edhe deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili e ka ironizuar mbledhjen e sotme.

Korreshi thotë se mamasë së t ij i ka bërë përshtypje fjala ‘logim’ kur i shpjegoi pse deputetëve opozitarë nuk iu dha fjala. Ai thotë se tashmë shqiptarët që nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet apo të mbajnë familjet, presin fjalën ‘logim’ për të vënë tenxheren në zjarr me fasule.

STATUSI NGA SAIMIR KORRESHI

Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!

Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.

Ne kundershtim te plote me me çdo norme.

Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.

Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.

Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.

Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.

Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *