Saimir Korreshi kërkesë të veçantë për Lushnjën: Do nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi ka bërë një  kërkesë të veçantë mbrëmjen e sotme në një intervistë të dhënë për ‘Report TV’.

Ai bëri me dije se kërkon që të bashkojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe tha se demokratët e Lushnjës do të mundohen që të dalin me një emër të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ndërsa shtoi se do t’i imponoheshin Tiranës për të arritur qëllimin e tyre, por nuk e zbuloi sesi do të ndodhë bashkimi Basha-Berisha që deri më tani duket i pamundur.

“U takuam për të parë njëri-tjetrin në sy, që të fitojmë bashkinë e Lushnjës. Do mundohemi të nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha. Jemi në një mendje për një kandidat, por kemi mendim ndryshe për regjistrimin. Nuk ka demokratë të ndarë. Ne të PD Lushnjë duhet t’i imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne,”-tha në fjalën e tij Korreshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *