Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë në burgun e Lushnjes, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.
Burime për median bëjnë me dije se Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburguimit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se ditën e sotme Gjykata do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit Salimir Tahiri është Pajtime Fetahu.
I dënuar me 3 vite e gjysmë burg, Saimir Tahiri kërkon njohjen e shërbimit të provës