Prokuroria e Pukës ka firmosur urdhër-arrestin për shtetasin italian Davide Pecorelli, i cili në 6 janar 2021 sajoi vrasjen dhe djegien e tij brenda një makine tip “Skoda”, në fshatin Gjegjan të Pukës.
Burime për median bëjnë me dije se përmes një letre i kërkon policisë italiane që të arrestojë Pecorellin dhe të ekstradohet nga Italia që të vuaj dënimin në Shqipëri.
Pecorelli akuzohet për veprat penale “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, “Kallëzimit të rremë”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit Shqiptar” dhe “Ushtrimi i veprimtarisë tregtare pa licencë”.
Mbeti pa para dhe shkoi në bankë, si u zbulua 45-vjeçari Davide Pecorelli