Ori Nebijaj është padyshim një prej moderatoreve më të njohura dhe të dashura të ekranit, e nëse ka diçka që bien dakord të gjithë është se gjatë këtyre viteve karrierë në televizion, ka ditur të tregojë profesionalizëm në punën që bën.
Kështu mesa duket vahzdon të ndodhë edhe në programin e ri që drejton këtë sezon, “Përputhen”, një eksperiencë e suksesshme për të deri më tani e për të cilën Ori është e aftë të bëjë edhe sakrifica. Këtë na e ka zbuluar opinionistja e emisionit, Neda Balluku, e cila me një postim në Instagram na tregon se në regjistrimin e fundit të programit, Nebiaj ka ardhur me një këmbë të ndrydhur e pavarësisht kësaj, nuk është ulur për asnjë moment por ka vazhduar si gjithmonë të prezantojë, po ashtu edhe t’i dhurojë të gjithëve buzëqeshjen që e karakterizon.
“Ori erdhi në regjistrim me këmbë të ndrydhur, megjithatë asesi pranoi të ulej në karrige. Me trupin drejt si gjithmonë dhe buzëqeshjen karakteristike, çoi punën e saj deri në fund. Pa lënë mënjanë as dozën e gëzimit që është e aftë të sjellë në studio. You amaze me moj ti!”– shkruan Neda.