Sali Berisha akuzon Ramën: Banditët e urdhëruar prej tij kanë goditur me leva avokatin tim

Partia Demokratike, grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën se ka urdhëruar banditët që mëngjesin e sotëm t’i bënin pritë avokatit të tij dhe ta dhunonin barbarisht me leva, raporton newsbomb.al.

Përmes zëdhënëses Floriana Garo, grupi i Rithemelimit thotë se shkaku i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në mes të Tiranës është procesi gjyqësor i Sali Berishës.

“Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha”, u shpreh Garo.

Policia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke pyetur dëshmitarët në zonën e ish-Bllokut, si dhe duke administruar kamerat e sigurisë ku tre autorët shfaqen të pamaskuar e me mjete të forta në duar.

“Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”, thuhet në deklaratë.

Grupi i Rithemelimit thotë se duke e goditur me banditë profesor Sokol Mëngjesin dhe duke i shkaktuar atij lëndime të rënda, kryeministri Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:

Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *