Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shpalli se Enkelejd Alibeaj nuk do të kryesojë më grupin parlamentar të partisë në sesionin e ri parlamentar.
Në një konferencë shtypi kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se me fillimin e sesionit të ri parlamentar, Enkelejd Alibeaj, nuk do të jetë më në krye të grupit parlamentar të kësaj partie.
Berisha deklaroi se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve të PD-së do te jetë nënkryetari dhe deputeti, Luçiano Boçi.Berisha tha se brenda PD-së do të zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët dhe procesi është i hapur për diskutime, por “Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar”./dw