Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike. Ky është vendimi i marrë nga Kryesia e PD-së.

Është bërë e ditur se ky vendim u mor pas më shumë se 8 orë diskutime.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00 dhe që ka përfunduar pas orës 3 të mëngjesit ka diskutuar në lidhje me protestën e organizuar nga Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Ndërkohë kujtojmë që ky vendim i kryesisë vjen tre ditë pas protestës së dhunshme që Sali Berisha organizoi në selinë e Partisë Demokratike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *