Sali Berisha: Rama aktori kryesor që ka mashtruar DASH, raportet që i ka dhënë janë shpifje

Sali Berisha në daljen për mediat nga selia blu ka hedhur një sërë akuzash për kryeministrin Edi Rama, duke e bërë atë fajtor të situatës në Shqipëri

 

“Çdo ditë del nga një skandal, a mund ta inmagjinoni ju se nga fondi i emergjences të mblidhen 7milion euro vetëm për ahengje dhe orgjira , të tjerët marrin me lista, Fondi i Emergjencës përbëhet nga taksapaguesit dhe përdoret vetëm për emergjencë. E dënojmë këtë akt të dhunshëm, ka dhe një arsye tjetër në dezekulibrimin e Edi ramës, ai është autori kryesor që ka mashtruar DASH PËR çështjen time, dhe une e besoj deklaratën e zëdhënësit të shtetit, ka dhënë raporte që janë shpifje,I bën presion drejtësisë tani i thotë hetoni shpifjet e mia, se cfarë gënjështrash kam bërë unë, raportet e tij që I ka dhënë Departamentit të Shtetit kanë qenë një shpifje fund e krye, i them ramës çoji të gjitha ato në SPAK apo ku të duash ti. E gjitha kjo fushatë ka një qëllim të mbulojë vjedhjet monstruoze të Ramës dhe të mposhtë opozitën , por nuk ka shans të impresionojë opozitën e vërtetë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *