Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat direkt nga selia blu.
“Çmimet rriten dhe vazhdojnë të rriten dita ditës në këtë vend, në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur vjedhin dhe shfrytezojnë pronat publike. Ramës nuk i rrihet më në Shqipëri, lëviz me avion që paguhet nga taksapaguesit e Shqipërisë, takohet me personalitete të rëndësishme europiane. Ai është në një panik të jashtëzakonshem, merret më drejtësinë dhe kundërshtarët politikë, qëndrimet e Ramës të denja per Korene e Veriut, varfëri e frikshme 50% e të ardhurave për ushqim. Krijon mekanizma vjedhjeje me firmë dhe me vulë”.