Sali Berisha tregon: Dy burime serioze në SHBA dhe Shqipëri më njoftuan se Basha po punon kundër teje. Ja si veprova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se zyrtarë të besuar të huaj dhe shqiptarë i kanë thënë se Lulzim Basha është një nga personat që po punon kundër tij duke zbuluar dy biseda me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për çështjen e shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit..

Berisha shprehet se këtë gjë ja ka thënë edhe vetë Bashës, pavarësisht se nuk mund ta besonte. Berisha u shpreh se nëse një vendim të tillë ai kërkonte Amerika, përjashtimin duhet ta kishte diskutuar me strukturat e partisë.

 “Ndodhi që në shumë drejtime, informacionet se Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtarë të huaja dhe jo zyrtare shqiptare.

Praktika ime është se unë dëgjoj, por kurrë nuk e kam thirrur në zyrën time dhe t’i them se ti e ke thënë këtë gjë. Unë jam marrë me veprimet dhe jo me çfarë kanë thënë.

“Erdhi dhe më tha njëherë pas vendimit që “më ka thënë ambasadorja që se ne i kemi çuar fjalë Berishës që po përgatitej kjo dosja e “non grata”. E ka dit Berisha” i kishte thënë ambasadorja sipas tij. Dhe unë i thashë: “Ore Lul unë nuk e kam dit”.

Ma tha dhe një herë tjetër. Atëherë i thashë: “Ore meqë po ma thua prapë këtë, po të them. Më kanë ardhur dy njerëz dhe më kanë thënë që po punohet për këtë punën e “non grata” dhe njëri prej tyre më tha që po punon edhe Lulzim Basha kundër teje. A ta besoja unë këtë? Këtë i thashë”, tha Berisha

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *