Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka uruar suksese të mëdha kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak duke thënë se ai ka bërë historinë.
Më anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se zgjedhja e tij u krahasua me Obamën sepse prindërit e Sunak janë me origjinë indiane por, kanë emigruar në Britani.
“Rishi Sunak bën historinë!
Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar.
Të dashur miq,
Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj. Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.
Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss. Me këtë rast, le t’i urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar”, shkruan Berisha.