Sali Hasa me pranga në duar, del nga Prokuroria e Sarandës! Sekuestrohet kompjuteri tij (Video)

Sali Hasa u arrestua ditën e sotme pas një hetimi 1 vjeçar nga SPAK, përgjimet e të cilit zbardhën korrupsionin e prokurorit të Sarandës, nga dhënia e ryshfetit deri tek trukimi i ndeshjes Përmet-Selenicë. Sot ai shihet ndërsa del me pranga në duar nga Prokuroria e Sarandës, institucioni ku ai ka punuar çdo ditë për të vendosur drejtësi. Nga pamjet e bëra publike prokurori shoqërohet nga forcat e policisë për të shkuar drejt Tiranës. Ai shihet me pranga në duar teksa është veshur në mënyrë sportive.

Gjithashtu menjëherë ka nisur sekuestrimi i materialeve në zyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Sarandës. Ndër sendet e sekuestruara janë kompjuteri si dhe një aparat fotokopje.

Sipas përgjimeve të gjata është zbuluar se Hasa është paguar nga një grup i trafikut të drogës, si dhe se ka marrë para kundrejt pushimit të çështjes për një të arrestuar. Hasa dyshohet se gjithashtu se ka marrë ryshfet për pushimin e akuzës për ”plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.

Prokurori Hasa është një nga anëtarët e akuzës që ende nuk është futur në procesin e vetingut, dhe jo më larg se në muajin mars ai do të hiqte dorë nga rritja në detyrë, përmes një shkrese që i kishte nisur KLP-së. Hasa sqaronte se ai hiqte dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *