Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pas humbjes së thellë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, zhvilloi një komunikim për mediat, ku edhe njoftoi largimin e tij nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni si drejtues i grupit parlamentar.
Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar grupi, kryetar në detyrë do të jetë Ervin Salianji, deri në zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.
“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Gazment Bardhi