Deputeti demokrat, Ervin Salianji i bëri thirrje maxhorancës të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të votojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore
“Në vend që të jeni garante e Kushtetutës, jeni kryesorja në shkeljen e saj duke plotësuar kërkesat e Partisë, çfarë thonë këta, bëni ju. Ju nuk respektoni as procedurën, as afatet kohore kur përjashtoni deputetët. Ju duhet të reagoni kur deputetët preken me dorë, apo rrethohet hyrja e Parlamentit sikur ta keni këtu thesarin e Ali Babës dhe 40 deputetët. E kuptoj që e shikoni si thesar këtë vend, se nga këtu prodhohen 240 mijë dollarë që Rama ia jep McGonigal. E kuptoj që bëni si të shqetësuar për bilbilat, por ju e fusnit vuvuzelën deri në grykë dhe nuk u përjashtua njeri”, tha Salianji.
Sipas tij “si kryetare e Kuvendit duhet të kërkoni llogari te institucionet që nuk zbatojnë ligjin në respekt të statusit të deputetit. SPAK dhe SHISH nuk janë kthejnë përgjigje për çështjen Rama- McGonigal. Nuk ka guxim njeri këtu që të flasë. Rama u ka bërë të rrini me kokën ulur. Jeni bërë mekanizma, ngrini dorën, ulni dorën. Që të ketë sens Parlamenti, duhet të hyjmë në procedurë normale, të pranoni kërkesat tona për kërkesat tona, porti i Durrësit, charteri i Ramës dhe afera e McGonigal”.