Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga qelia shprehet se Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa anëtarë ka. Ky lloj diversiteti, shkruan më tej ai mund të jetë i pafavorshëm në kuptimin organizativ e elektoral, po është sipas tij padyshim një pasuri e madhe e kësaj force përballë socialistëve.
“Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar.
Ndryshe nga forcat e tjera në vend, po sidomos në të kundërt me atë që sot njihet si “Rilindje”, Partia Demokratike ja ka dalë të ruajë shpirtin e saj. Socialistët kanë admininistruar më shumë pushtet në këto 34 vite, padyshim. Kanë siguruar me pasuri, jetën e shumë të vetëve në kupolën e këtij grupimi. Por e kanë bjerrë shpirtin, madje dhe të vetëve.