Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takime me qytetarët në Qerret të Kavajës krah kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Fisnik Qosja.
Salianji tha se në Partia Demokratike i është borxhlie mbështetjes së Qerretit për këtë forcë politike. Ai shtoi se pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme në zonë, që do të rrisin cilësinë e jetesës për qytetarët.
Reagimi i Salianjit:
Entuziazmit dhe mbështetjes së përhershme të Qerretit i ndihemi borxhlinj dhe i përulemi!
Mbështetjes masive kandidati fitues Fisnik Qosja i paraqiti program konkret:
“Pas fitores së padiskutueshme të Bashkise në 14 Maj, do nisë projekti madhor i “Rrugès se Bregdetit”, zyrën e turizmit, trajtimin e ujërave, pastrimin e gjelbèrimin sipas standardeve, ndriçimin dhe infrastrukturën dytësore aq të rëndesishme për turizmin e qëndrueshëm në zonë, si dhe zgjidhjen e çështjes emergjente të varrezave”
Në 14 Maj bashkë fitojmë Kavajën