Në Gjykatën e Apelit është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Mësohet se në sallën e gjyqit në mbështetje të deputetit kanë mbërritur edhe 10 deputetë të Partisë Demokratike.
Priza.al jua sjell të plotë listën e emrave të cilët ndodhen brenda në gjykatë:
- Belind Këlliçi,
- Flamur Noka,
- Luçiano Boçi,
- Luan Baçi,
- Saimir Korreshi,
- Elda Hoti,
- Kasem Mahmutaj,
- Isuf Çela,
- Selaudin Jakupllari,
- Bledion Nallbati.
Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Ndërkohë, vetë deputeti Salianji ka bërë të ditur se do të jetë në seancën gjyqësore.