Deputeti i PD, Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme pohoi se do të pranojë çdo lloj vendimmarrje nga ana e gjykatës dhe nuk do t’i ikë asnjë vendimi, qoftë ky edhe për burgosjen e tij.
Salianji e ka konsideruar këtë si një denoncim publik, pasi sipas tij ky është detyrim në komunikimin me publikun.
“Ka një gjë që është situatë e njohur për publikun. Shoqëria ka investuar tek një reformë në drejtësi. Unë kam bërë denoncim si sekretar që i ka sjellë shoqërisë një benefit. Një njeri i dënuar shkoi dhe hyri në burg. Është denoncim publik, është çështje e lirisë së fjalës. Kemi dy standarde, akuza ime të bësh inskenim duhet që t’i njohësh njerëzit. Unë kam gjetur si jepen para, ish-drejtori i Policisë së Fierit i jep para një llumi. Unë nuk i njoh ata. Nëse unë si deputet i PD kam thënë 300 mijë euro për atë çështje, nuk duhet që të isha këtu. Kjo çështje nuk ka ku të kapet.
Në këtë vend njerëzit kanë sakrifikuar edhe më shumë. Do shkoj në burg dhe do e quaj medalje më shumë. Do e çoj edhe tek Gjykatat ndërkombëtare. Nuk është çështje fare. Unë po them atë që kam si detyrim në komunikim me publikun. Nuk ka diskutim që do e zbatoj ç’do lloj vendimmarrje. Nëse ka çmenduri kur unë bëj denoncim do të bëj atë që thoni”, tha ai.
Kujtojmë se deputeti Salianji është duke u përballur në gjykatë për të ashtuquajturën çështja “Babale”.