Deputeti Ervin Salianji në seancën plenare ka ironiazuar kryeministrin Rama për emigrimin e shqiptarëve kur tha se ai është gogoli që ka larguar 700 mijë qytetarë nga vendi.
Ai tha sot nga Kuvendi se qeveria investon për personat që e votojnë, duke diskriminuar në këtë mënyrë qytetarët që votojnë për PD-në.
Teksa kritikoi hartën territoriale të bashkive, Salianji tha se reforma është bërë në mënyrë të njëanshme dhe se i shërben vetëm qeverisë. Sakaq nuk munguan as komentet për kryeministrin, Edi Rama, i cili nuk është prezent sot në Kuvend. Salianji tha se Rama duhet të ishte sot në kuvend me rastin e Halloween-it.
“Rama duhet të ishte prezent sot në parlament për Halloween. Rama është gogoli që ka larguar 700 mijë qytetarë nga vendi. Ai duhet të ishte këtu sot që të largonte shpirtrat e këqij nga kuvendi. Një pjesë e madhe e bashkive është në prag falimenti. Kanë arritur ti marrin shpirtin njerëzve. Nuk keni bërë asnjë investim në fshatra. Në bashkinë e Korçës ca janë bërë të nënës ca të njerkës. Diskriminim masiv për lagjet e Korçës. Diskriminim nga qeveria, që investon për ata që e votojnë. Zonat që mbështesin PD janë bërë si geto,” tha Salianji.