Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me situatën kriminale në vend, pas vrasjes me thikë të 20-vjeçarit gjatë mesnatës së djeshme në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Salianji thotë se rendi dhe siguria janë në degradim të përditshëm dhe sipas tij, tritoli dhe dhuna kanë shpërthyer në çdo qytet.
Sipas tij, bashkëpunimi i qeverisë me bandat për t’i përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë i japin krah krimit.
Reagimi i Salianjit:
Fatkeqësisht rendi dhe siguria publike janë në degradim të përditshëm! Vrasjet, tritoli, droga dhe dhuna kanë shpërthyer në qytetet, lagjet dhe fshatrat e Shqipërisë!
Bashkëpunimi i qeverisë me bandat pêr ti përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë po shkakton fatkeqësi dhe i jep krah krimit!