Salianji sërish në Apel për çështjen “Babale”

Këtë të hënë në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet seanca  gjyqësore për deputetin Ervin Salianji, për çështjen “Babale.”

Mësohet se seanca do të fillojë në orën 14:00.

Kujtojmë se Salianji akuzohet për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Deputeti, Salianji u shpall fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *