Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vorrozenit në Kavajë, krahë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Fisnik Qosjas.
Përmes një postimi në Facebook, Salianji ka ndarë fotografi nga takimi i zhvilluar.
Krah fotove, Salianji thotë se Vorrozeni po punon për ndryshimin dhe të ardhëm dhe qytetarët atje do të votojnë Fisnik Qosjan.
“Vorrozeni ishte i bindur! Punon për ndryshim, punon për të ardhmen, voton Fisnik Qosja”, ka shkruar Salianji krah fotove.