Saliu e thumboi në mbledhjen me Kryetarët, reagon Kapllanaj: Berisha ka mik Ramën ndaj sulmon demokratët

Ish-kryetari i degës së PD-së në Mallakastër, Agron Kapllanaj ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me fitimin e tenderave.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kapllanaj shkruan se Sali Berishës nuk i interesojnë faktet dhe e vërteta, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non gratë-s.

Postimi i Plotë:

“Sali Berisha i damkosur me vulën e non grata-s dhe në pazare të dukshme e të padukshme me Edi Ramën, së fundmi ka nisur të bëjë gaztorin për mbështetësit e tij që po i rrallohen përditë.

Këtë ka bërë në Mallakastër ndërsa ka folur për tendera imagjinarë ndërkohë që milionerët e kryesisë së foltores nuk kanë guximin as të ngrejnë sytë kur përballen me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me qeverinë për të ruajtur apo shtuar pasuritë e vëna .Por Sali Berishës nuk i interesojnë faktet dhe e vërteta, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non grata-s.

Sigurisht është i lirë të merret dhe me mua dhe me këdo tjetër, si t’ia japë përroi i tij psiqik, por nëse ka ndonjë moment kthjellimi, le të nxjerrë çfarëdo prove a fakti. Jo për gjë, por meqë edhe ai kërkon prova për korrupsionin si non grata nga amerikanët.

E kuptoj që është në hall të madh, dhe është bërë për të ardhur keq, por fakt është se tashmë nuk e ha askush përrallën e tij non grata dhe meqë Ramën nuk e sulmon dot, për faqen e tij të zezë merret me demokratët që kanë sjellë si asnjëherë fitore historike të PD në Mallakastër. Fatkeqësia është se tashmë non-grata nuk sheh dot demokratët e vërtetë. Ai tashmë sheh vetëm armiq dhe ju ka shpallur luftë. Miqtë e tij të vetëm janë Edi Rama me non grata-t e tij. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve, ish-kryeministri Berisha akuzoi Kapllanajn si një mbrojtës i Bashizmit dhe se ka fituar 97 tendera korruptivë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *