Po pyesni veten se çfarë të përgatisni për veteb dhe pë familjen tuaj sonte.
Ju pëlqen salmoni?
Salmoni është reseta ideale për ata që duan të mbajnë dietë ose për ata që kanë një regjim ushqimor strikt për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nëse po atëherë kjo recetë është perfekte për ju, për ta përgatitur ju duhen këto përbërës
Perberesit:
1 fileto të madhe salmoni
Kripë
Piper i zi
2 limonë në feta
6 lugë çaji gjalpë, i shkrirë
2 lugë çaji mjaltë
3 karafil hudher, e grirë
1 lugë çaji gjethet trumze
1 lugë çaji rigon
Majdanoz i freskët, për garniturë
Pergatitja:
Ngroheni furrën në 350 gradë.
Vini një fletë të madhe pjekje në furrë dhe lyejeni me llak gatimi.
Në qendër vendosini feta limoni në një shtresë të barabartë.
Marinoni të dy anët e salmonit me kripë dhe piper dhe vendosni në sipër fetave të limonit.
Në një tas të vogël hidhni bashkë gjalpë, mjaltë, hudhër, trumzë dhe rigon.
Hidhini mbi salmon pastaj mbulojeni me fletën metalike salmonin.
Piqeni derisa salmoni të gatuhet, rreth 25 minuta.
Garnizojeni me majdanoz para se të shërbeni.