Pedagogët e Fakultetit të Shkencave këtë të enjte kanë dalë në protestë, pasi kërkojnë rritje page.
Kjo është një protestë e paralajmëruar disa muaj më parë, pasi qeveria nuk i ka përfshirë këtë të fundit në paketën e cila u afrua për të përballuar krizë.
“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha njëri prej protestuesve.