Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka marrë pjesë në Samitin Global të Arsimit 2022 të Kombeve të Bashkuara në New York.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kushi tha se gjatë takimit u fol për nevojën urgjente të transformimit dhe fuqizimit të sistemit arsimor, duke bërë të mundur kështu ndërtimin e një të ardhmjeje më të sigurtë.
“Në Samitin Global të Arsimit 2022, ku me të gjithë përfaqësuesit e shteteve theksuam nevojën urgjente që të punojmë së bashku çdo ditë për transformimin dhe fuqizimin e sistemit arsimor, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetet tona, familjet tona dhe për fëmijët tanë”, shkroi Kushi.