Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski ka marrë pjesë në samitin e ‘Open Ballkan’ që po mbahet në Beograd.
Kovaçeski tha se kjo nisëm ndihmon vendet e rajonit për të përballuar sfidat ndaj energjisë, krizën ushqimore, problematikat sociale.
Sakaq shtoi se qarkullimi i produkteve ushqimore pa kufizime i ndihmon vendet që mos të përballen me mungesë të këtyre të fundit.
“Të mblidhemi bashkë është fillesa. Të punosh së bashku është sukses. Të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara, përmes sfidave të dimrit të ashpër që i frikësohet e gjithë bota. Së bashku jemi angazhuar të lehtësojmë lëvizjen e lirshme të mallrave dhe njerëzve. Ky bashkëpunim ka hapur rrugën që të menaxhojmë sfidat e transportit të ushqimit për qytetarët tanë. Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Do ta ndihmojmë njëri tjetrin në rast se do ketë mungesa për produktet ushqimore. Do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi për produktet thelbësore, sheqeri, mielli, bulmeti”, tha ai.