Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Në një komunikim me mediat, Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë.
“Ju garantoj që cdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian”, deklaroi Çuçi.
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga grupime politike të opozitës, Ministri i Brendshëm tha se ajo do të lejohet jashtë perimetrit të sigurisë ku do të zhvillohet samiti.
“Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”, deklaroi Ministri i Brendshëm.