Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me samitin e BE-së.
Mitsotakis në një deklarqatë për mediat greke, Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor.
Sakaq ka shtuar se ky është një moment historik, ndaj dhe procesi duhet të përfundojë sa më shpejt.
“Plot 19 vjet më parë, në Samitin e Selanikut hapëm rrugën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, progresi që është bërë nga samiti praktikisht është minimal. E jam tërësisht i qartë përse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotëron një mosbesim relativ rreth qëllimit të Bashkimit Europian, për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Tashmë është një shans për të rifilluar këtë proces me intensitet edhe më të madh. Kusht i domosdoshëm është zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjes mes Sofjes në mënyrë që tyre të fillojnë zyrtarisht negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për procesin e anëtarësimit të”, vazhdoi kryeministri.
Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen europiane. Greqia do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Mendimi im është se është shumë e rëndësishme të jepet një moment historik specifik në mënyrë që ky proces të përfundojë”, tha ai.