Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të zhvilluar protestë në Tiranë më datën 6 Dhjetor në një kohë kur kryeqyteti do të mirëpresë samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në shkresën e policisë drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër të këtij samiti në vendin e njoftuar për mbajtjen e protestës janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Më tej, theksohet se policia është e gatshme për të organizuar mbarëvajtjen e çdo tubimi jashtë këtij perimetri.
Perimetri i sigurisë i njoftuar nga policia:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.
Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.
Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagami”.
Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.