Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar ashtu siç ishte raportuar.
Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë. Puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie”, shprehet Rama.