Samiti i BE-së/ Çfarë do të jetë ndryshe për Shqipërinë ketë herë në Bruksel?

Liderët e BE-së do të mblidhen këtë të enjte në një samit dy ditor në Bruksel. Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama së bashku me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Vuçiç dhe Kovaçevski.

Por çfarë pritet të ndodhë në Bruksel me Shqipërinë?

Shqipëria është shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues. Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europia. Në samitin e BE-së në Bruksel, liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, udhëheqësit e BE pritet gjithahstu të shprehin angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit të rajonit në bllok dhe të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *