Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me samitin e BE-së që do mbahet sot në Bruksel.
Në një deklaratë për mediat, Rama akuzoi drejtpërdrejte Bullgarinë se në mënyrë të turpshme po mban peng anëtarësimin e dy vende anëtare të NATO-s. Sakaq shtoi se nuk pret lajme të mira këtë të enjte, pasi ky samit do të jetë ditë e re në Europë por jo në Bullgari.
“Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tone. Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u tha ai.