Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” ku u diskutua për samitin e Open Ballkan që u zhvillua sot në Ohër, duke thënë së ky është një projekt Rama-Vuçiç dhe sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të drejtë duke mos ju bashkuar këtij projekti.
“Nuk ka refuzuar vetëm Kosova, janë tre shtete që kanë refuzuar. Kam parë që japin foto me pesë. Ballkani i hapur është ajo që u nënshkrua, jo ajo që u bë muhabet. Ballkani i hapur është Serbi, Maqedoni, Shqipëri. A duhet të merrte pjesë Albin Kurti? Besoj se jo. Kjo sepse Kosovës nuk i leverdis të hyjë në një treg ë përbashkët me kushte diskriminuese. Kurti thotë që është për treg të përbashkët, por i mbikëqyrur nga BE. Përse është i rrezikshëm sepse nuk ka ombrellë. Është e vështirë për këdo lider të Kosovës, të hyjë në një projekt rajonal kur e di që shoku vëllain e tij kryesor e ka partner me armikun e vet. Ky është një projekt Rama-Vuçiç, për të cilin Edi Rama që ka detyrim Kushtetues të mbrojë të gjithë interesat e shqiptarëve duhet të ishte krah Kosovës, por ai e ka akuzuar Kosovën se nuk ecën dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk pranon të votojë për gjenocidin serb. Prezenca e Albin Kurtin në atë tavolinë do e çonte përçarjen Tirana-Prishtinë në një tavolinë Ballkanike. Kemi dy qeveri me qëndrime kundër për këtë çështje. Pra mendoj që Rama bën keq që e vazhdon projektin dhe Albin Kurti bën mirë që refuzon të jetë pjesë”, tha Bushati.