Samiti i Pragës, Osmani: Ditë e rëndësishme unë jam këtu për të përfaqësuar Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian që zhvillohet sot në Pragë ku pjesëmarrës janë 44 krerëve të vende të kontinentit europian. Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani u shpreh se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

Osmani tha para gazetarëve tha se situata me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që do të qëndrojnë të bashkuar dhe që do të jenë në gjendje të kenë sukses në përballje me sfidat e ardshme.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta” u shpreh Vjosa Osmani.
.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *