Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Malin e Zi.
Në këtë takim, Sejko është shprehur se vendi ynë ka pasur një rritje pozitive ekonomike, pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që kanë sjellë vitet e fundit.
Sejko ka nënvizuar se rritja ekonomike këtë vit parashikohet të luhatet rreth 4%, ndërsa vitet në vijim rritja pritet të ngadalësohet në 2-3%.
Sakaq ka shtuar se bankat duhet të ankorojnë në mënyrë efektive të inflacionit duke të mbrojnë pavarësinë e tyre.