Kompania “Samsung Electronics” raportoi humbje të mëdha në 3 mujorin e parë të këtij viti, për shkak të rënies të ndjeshme të kërkesës në nivel global për pajisje elektronike dhe kapërcimit të frikshëm të çmimeve.
Një nga kompanitë më të mëdha elektronike në botë fitoi për periudhën janar-mars 2023, 478.6 milionë dollar, në rënie të ndjeshme me 95% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.
Samsung tha se tashmë do të fokusohet tek produktet e telefonisë celulare, me telefonat më të fundit të prodhuar, për të qenë sa më konkurrues në treg, me synimin për të rimëkëmbur fitimet dhe te ardhurat vjetore, teksa ekspertët parashikojnë një rritje të kërkesës globale, në gjysmë e dytë të këtij viti. Për këtë tremujor të dytë, rritje e fitimeve parashikohet kryesisht për kartat e memories.