San Marino/ 42-vjeçari shqiptar lirohet nga burgu, por i ndalojnë qëndrimin në vend

ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar në San Marino i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike është liruar sot nga Gjykata e Apelit.

Gjykatësi e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij në mungesë të provave dhe këtë gjë e kanë vërtetuar 2 avokatët e tij Enrico Carattoni dhe Marco Berardi.

Megjithatë 42-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik,  i është ndaluar kategorikisht qëndrimi në San Marino sipas vendimit të gjykatës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *