Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për sanksionet e SHBA ndaj Iranit për sulmet kibernetike.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Blinken ka theksuar se SHBA-të nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.
“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, tha Blinken.