Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se partia ku ai është pjesë nuk vepron me dy standarte, duke folur për sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj babait të deputetit Orlando Rakipi, Aqif Rakipi. Ai është shprehur së në grupin parlamentar të PS nuk ka persona të akuzuar apo të implikuar sipas Klosit, nuk është marrë akoma një vendim për vijmësinë e Rakipit si deputet.
“Në asnjë rast nuk përdorim dy standarte, komentojmë qëndrimet e aleatit tonë më të madh, si SHBA. Në rastin konkret nuk kemi asnjë anëtar të grupit të akuzuar apo shpallur non grata.
Qëndrimi është i qartë. Nuk kemi asnjë deputet të akuzuar dhe nuk gjykojmë e nuk merremi kurrë që ne si grup parlamentar të PS të gjykojmë qëndrimin e SHBA, por gjithmonë jemi dakordësuar që ai qëndrim është dhe për ne. Besoj që në Kongres dëshmua që jemi parti e përgjegjshme. Jemi e përgjegjshme për të kuptuar se çfarë duan qytetarët. Kongresi ishte një diskutim me grupet e caktuara të interesit dhe jemi një parti, që përgatitemi shumë për garën e ardhshme elektorale. Sot një vit, Shqipëria do të jetë në fushatë elektorale për bashkitë e vendit. PS e ka obligatore garën për të fituar në Bashkitë. Ne synojmë të gjitha bashkitë.
Ne përgatitemi, gjykojmë, analizojmë. Gjykojmë edhe për punën që bëjnë kryetarët tanë. Përgatitemi që sot për të shkuar në garën e ardhshme”, tha Rakipi.