Fernando Santos nuk është më trajner i Portugalisë. Kombëtarja luzitane dhe tekniku i njohur kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, pas dështimit në Kupën e Botës.
Portugezi Santos ka bërë mjaft mirë në pankinë dhe diçka të tillë e thonë edhe shifrat. “Timonieri” ka qëndruar në stol për plot 109 sfida, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.06 pikë për ndeshje.
Portugalia tashmë është në kërkim të një trajneri të ri dhe emrat e parë kanë filluar të qarkullojnë nëpër korridoret e zyrave të përfaqësueses. Një hipotezë e mundshme është edhe Jose Mourinho, me këtë të fundit që ka një kontratë me Romën deri në vitin 2024, por ideja e drejtimit të Portugalisë mund të bëjë që të ndërrojë mendje.