Cristiano Ronaldo ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes pas intervistës së tij të fundit.
Ronaldo është duke u përgatitur për Kupën e Botës dhe Fernando Santos, tekniku i kombëtares portugeze, ka folur në një konferencë për shtyp rreth gjendjes shpirtërore të sulmuesit së ekipit anglez.
“Cristiano, si të gjithë lojtarët që kam thirrur, është jashtëzakonisht i uritur për të treguar aftësitë e tij dhe për ta bërë Portugalinë kampione bote. A është Ronaldo më i urituri? Le të presim dhe të shohim. Ai është gjithmonë i uritur dhe kjo është arsyeja pse ai qëndroi në majat e futbollit për një kohë kaq të gjatë. Nuk më intereson situata e një muaji më parë. Që atëherë ai ka luajtur katër ndeshje për Manchester United” , u shpreh trajneri i portugezëve.